16 dhjetor 2009

Chelsea fillon bisedimet me Pazzinin

Chelsea ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Sampdorias, Giampaolo Pazzini.
Il Corriere Dello Sport njofton se Blutë kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit, Tulio Tinti, për mundësinë e transferimit të Pazzinit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas të njëjtit burim, Tinti do të shkojë në Londër për t’u takuar me drejtuesit e Chelseat dhe të fillojë edhe zyrtarisht bisedimet.
Ekipi i Carlo Ancelottit ka nevojë për një sulmues, pasi që Didier Drogba do të luajë për Bregun e Fildishtë në Kupën Afrikane të Kombeve.