10 dhjetor 2009

Chelsea dëshiron me çdo kusht Luis Suarezin

Synimi i Chelsea në këtë merkato është sulmuesi i Ajax Uruguajani Luis Suarez.
Raportet nga mediat holandeze të mërkurën deklaruan se lojtari kishte nënshkruar një marrëveshje për para-kontratë me Londinezët, edhe pse Ajax i ka hedhur poshtë këto thashetheme.
Sipas Ajax qmimi i sulmuesit është 15 deri në 20 milion euro. Ai konsiderohet si lojtari më i mirë në Eredivise këtë sezon. Ai ka një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale.
E rëndësishmja për Chelsea është se ai ka të drejtë të luaj në Ligën e Kampionëve këtë vit.
Mesfushori i Everton Jack Rodwell dhe sulmuesi i Atletico Madrid Sergio Aguero janë në objektivat kryesore të Chelsea.