17 dhjetor 2009

Champions League – Fakte para Shortit

Bordeaux u tregua skuadra më e sukseshme gjatë fazës grupore përderisa Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë.

Më shumë pikë: 16 Bordeaux

Kampionët francez kishin mbaruar fazën grupore me pesë fitore dhe vetëm një barazim, gjë e cila u arrit 12 herë më parë, dhe herën e fundit këtë e bëri Manchester United në sezonin 2007/08.

Vetëm katër klube kishin arritur të përfundonin fazën grupore me nga gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje: Barcelona ( 2002/03 ), Spartak Moska ( 1995/96 ), PSG ( 1994/95 ) dhe Milani ( 1992/93 ), klubi i vetëm që arriti të shkoj në finale të atij sezoni.

Më pak pikë: 0 Maccabi Haifa dhe Debrecen

Maccabi Haifa dhe Debreceni u bënë skuadrat e nënta dhe të dhjeta që përfundojnë pa pikë fazën grupore në histori të Champions League, tetë skuadrat tjera ishin : FC Dynamo Kyiv (2007/08), PFC Levski Sofia (2006/07), SK Rapid Wien (2005/06), RSC Anderlecht (2004/05), Bayer 04 Leverkusen (2002/03, second group stage), FC Spartak Moskva (2002/03), Fenerbahçe SK (2001/02), 1. FC Košice (1997/98).

Më shumë gola të pranuara: 19 Debrecen

Kampionët Hungarez kishin mbrojtjen më të keqe në histori të kësaj gare. Debreceni i bashkohet Dynamo Kievit (2007/08) dhe Ferencvarosit (1995/96), në mbajtjen e këtij nderi.

Më pak gola të pranuara: 2 Bordeaux

Më shumë gola të shënuara: 15 Real Madrid

Golashënuesi më i mirë: 6 Cristiano Ronaldo ( Real Madrid )

Më shumë assistime: 4 Luis Fabiano (Sevilla FC), Tomáš Necid (PFC CSKA Moskva) Juan Vargas (Fiorentina) Ëendel (Bordeaux)

I nxënë më shpesh në offside : 14 herë Filippo Inzaghi (Milan).

Më i fauluari : 29 herë, Diego

Më shumë goditje: 31 Diego Forlan ( Athletico Madrid). Forlan kishte më shumë goditje në kornizë (16) dhe jashtë portës (15).

Posedimi më i lartë : 69 % Barcelona

Kampioni aktual i Europës kishte një mesatare prej 69 % të posedimit të topit në gjashtë ndeshjet e fazës grupore, pas të eliminuarit Liverpool me 59 %. Nga të gjitha klubet e kualifikuara Fiorentina kishte posedimin më të vogël 46 %.

Seri e fitoreve : 5 Fiorentina dhe Bordeaux nuk humbën pikë që pas xhiros së parë në CL.

Statistika numerike

1 Sinan bolat u bë portieri i parë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon nga loja e hapur në një ndeshje të fazës grupore. Ai siguroi Europa League për klubin e tij Standard Liege në sekondat e fundit të takimit.
Nga ana tjetër në po të njëjtën xhiro Jorg But shënoi nga penaltia për Bayernin. Është hera e parë në histori që dy portierë shënojnë dy gola në një xhiro të fazës grupore.

2 Hatt-trika u arritën: Michael Owen ( Manchester United vs Wolfsburg ), Grafite ( Wolfsburg vs CSKA Moska ).

2.48 gola u shënuan mesatarisht në fazën grupore. Në total janë shënuar 238 gola në 96 ndeshjet e zhvilluara, mesatare më e vogël se vitin e kaluar 2.57.

3 kartona të verdhë për Liverpoolin. Skuadra me më pak ndëshkime në fazën grupore. Asnjë prej lojtarëve të Liverpoolit nuk ishte përjashtuar.

4 gola të shënuar nga Olympiacos, që i mjaftuan për tu kualifikuar. Ky është numri më i vogël që pas Villarealit, që shënoi tre gola në fazën grupore në sezonin 2005/06.

5 Hat-tricka të shënuar nga Manchester United. Tani anglezët barazohen me Barcelonën që ka poashtu 5 Hatt-tricka në histori të kësaj gare.

7 nga tetë top skuadra të zgjedhura nga UEFA kaluan fazën grupore. Këtë nuk e arriti Liverpool. Skuadrat tjera që e kanë arritur këtë fazë nga këto top skuadra janë : Barcelona, Chelsea FC, Liverpool, Manchester United, Milan, Arsenal, Sevilla and Bayern

13 herë me radhë Real Madridi ka kaluar fazën grupore. Më shumë se çdo skuadër tjetër. Arsenali, Chelsea dhe Lyoni kanë arritur që për të shtatën herë me radhë të kalonin në fazën tjetër, përderisa Barcelona dhe Interi e bënë këtë për të gjashtën herë me radhë.

45 minuta mesatarisht shënoi nga një gol Cristiano Ronaldo. Përkundër se luajti vetëm tri ndeshje, ai shënoi gjashtë herë në 270 minuta sa luajti.

51 gola u shënuan në minutat (76-90), më shumë se në çdo periudhë tjetër të fazës grupore.

66 gola arriti ti bëj Raul Gonzalez në fazën grupore, më shumë në histori të Ligës së Kampionëve.

100 paraqitje të arritura nga Andryi Shevchenko i cili i bashkohet ekipit të lojtarëve me nga 100 paraqitje. Casillas në ndeshjen e radhës do të hyj poashtu në këtë ekip.