08 dhjetor 2009

Champions, Kalojnë Bajern e Milan, Juve jashtë

Sonte u luajtën ndeshjet e fundit e fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve për katër grupet e para, ku spikat eliminimi i Juventusit dhe i Volfsburgut. Reali e Milani, Bajerni dhe CSKA e Moskës i bashkohen Mançesterit, Çelsit, Portos dhe Bordosë që ishin kualifikuar një ndeshje më parë.
Tashmë Liga e Kampioneve njeh 8 ekipet e para që kualifikohen për në 1/8 e finaleve, ku Juventusi duket të jetë surpriza e parë që do mungojë. Bajerni mund bindshëm italianët duke merituar kualifikimin bashkë me Bordonë. Në grupin B CSKA Moskës “parakalon” Volfsburgun që mundet nga djemtë e Fergusonit. Në grupin C, një Milan i lodhur kualifikohet me anë të një barazimi në Zyrih por më shumë përfituan nga fitorja e madrilenëve ndaj Marsejës. Në grupin D gjithçka ishte parashikuar më parë ku Çelsi dhe Porto ishin të kualifikuara para dy ndeshjesh.

Grupi A
Juventus-Bajern 1-4
19' Trezeguet /, 30' Butt (p), 51' Olic, 83' Gomez, 90' Tymoschtschuk
Makabi-Bordo 0-1
13' Jussie

Renditja: BORDO 16, BAJERN MYNIH 10, Juventus 8, Makabi 0.

Grupi B
Beshiktash-Cska Moska 1-2
86' Bobo / 41' Krasic, 90' Aldonin
Wolfsburg-Mançester Utd 1-3
56' Dzeko / 43', 83' e 90' Owen

Renditja: MANÇESTER UNITED 13, CSKA MOSKA 10,Wolfsburg 7, Beshiktash 4.

Grupi C
Zyrih-Milan 1-1
30' Gaijc / 64' Ronaldinho (p)
O. Marsejës - Real Madrid 1-3
11' Lucho / 5' e 80' Kristiano Ronaldo, 60' Albiol

Renditja: REAL MADRID 13, MILAN 9, O. Marsejës 7, Zyrih 3

Grupi D
Atletiko Madrid-Porto 0-3
2' Alves, 14' Falcao, 76' Hulk
Çelsi -Apoel Nikosia 2-2)
19' Essien, 26' Drogba / 6' Zewlakow, 87' Mirosavljevic

Renditja: ÇELSI 14, PORTO 12, Atletiko Madrid 3, Apoel Nikosia 3

Kualifikohen Reali dhe Milani

Real Madridi ka shënuar fitore prej 3-1 si mysafir i Marseille, për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve dhe pozitën e parë në grup.
Cristiano Ronaldo kaloi Mbretërit në epërsi nga gjuajtja e lirë (5’), ndërsa Lucho Gonzalez (11’) barazoi rezultatin për vendasit.
Mysafirët shënuan edhe dy herë në pjesën e dytë me anë të Raul Albiol (60’), dhe serish me anë të Ronaldos (80’) për të vulosur fitoren.
Takimi tjetër i Grupit C, i zhvilluar ndërmjet FC Zurich dhe Milan ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Rossonerët duhet t’i falënderohen Realit, pasi që siguruan kualifikimin falë fitores së Los Blanco përballë Marseille. Po të ishte mposhtur Reali, atëherë do të kualifikohej Marseille në vend të Milanit.
Pas xhiros së fundit, nga ky grup kualifikohen Real Madridi dhe Milani, ndërsa Marseille do të luajë në Europa League

Het-trik i Owen në fitoren e United

Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 3-1 si mysafir i Wolfsburgut, dhe kjo humbje i kushtoi me eliminim kampionit të Gjermanisë.
Protagonisti i mbrëmjes ishte sulmuesi i United, Michael Owen, i cili shënoi het-trik në këtë përballje (44’, 83’ dhe 90’), ndërsa të vetmin gol për vendasit e shënoi boshnjaku Edin Dzeko.
Në takimin tjetër të Grupit B, CSKA Moska e ka mposhtur Besiktasin në Stamboll, me rezultat 2-1, për të marrë vizën për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Nga ky grup vazhdojnë tutje, Manchester United dhe CSKA Moska, ndërsa Wolfsburgu do të bëjë gara në Europa League. /

Atletico në Europa League

Përkundër disfatës prej 3-0 nga Porto, para tifozëve të vet, Atletico Madridi do të jetë skuadra e tretë në Grupin D, që do të thotë se do të luajë në Europa League.
APOEL Nicosia barazoi me rezultat 2-2 përballë Chelseat në Stamford Bridge, mirëpo përkundër pikëve të barabarta me madrilenët, qipriotët eliminohen nga garat evropiane, falë një goli të pësuar në teren vendas nga Atletico.
Pas xhiros së gjashtë, nga Grupi D kualifikohen Chelsea dhe Porto, ndërsa Atletico Madridi do të bëjë gara në Europa League.