04 dhjetor 2009

Chamakh nuk lëviz nga Bordeaux

Bordeaux ka bërë të ditur se sulmuesi Marouane Chamakh nuk do të largohet nga klubi deri në përfundim të këtij sezoni.
Sulmuesi maroken, kontrata e të cilit skadon në qershor 2010, kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë Arsenalin.
Por, trajneri i Bordeaux, Laurent Blanc, ka thënë të premten, për të përditshmen sportive franceze L’Equipe: “Chamakh do të vazhdojë të luajë në Bordeaux nga 1 janari deri më 30 qershor”.
Gjatë verës Bordeaux refuzoi një ofertë të Arsenalit, që besohej se ishte 7.5 milionë euro.