02 dhjetor 2009

Çështja “Gatuzo”, Galiani dorëzohet

Xhenaro Gatuzo këtë herë e ka seriozisht. Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, është shprehur pesimist në lidhje me qëndrimin e Gatuzos tek skuadra kuqezi. Në ditët e kaluara mesfushori ka shprehur pakënaqësinë e tij për zgjedhjet taktike të Leonardos, që faktikisht e përjashtojnë atë nga formacioni titullar. “Kam përdorur të gjitha mënyrat e mundshme për ta bindur, do të shohim…”, ka shpjeguar i dorëzuar zëvendëspresidenti i “Djallit”. Gatuzo, i cili ndodhet tek Milani prej 11 vitesh, kishte menduar për një largim edhe në vitin 2005, duke hequr dorë më pas nga kjo ide pas një takimi me Galianin.