02 dhjetor 2009

Çelsi zgjon interesimin për argjentinasin Kun Aguero

Kun Aguero bëhet sërish objekt i zërave të merkatos, ku së fundmi i interesuar për të është klubi anglez i Çelsit.Lajmin e bën të ditur tabloidi britanik “Daily Mirror”, duke zbuluar se Roman Abramoviç është i gatshëm të derdhë 44 milionë euro në arkat e klubit të Atletikos së Madridit për të marrë kartonin e sulmuesit argjentinas.
“Daily Mirror” thekson edhe konkurrencën që duhet të mposhtë Çelsi, italianët e Interit. Këta të fundit interesohen prej kohësh për sulmuesin Aguero, ndërkohë që mendojnë të përdorin edhe Kuarezmën për të shtënë në dorë futbollistin e Atletikos.
Megjithatë, londinezët e Çelsit kanë programuar që në ditët e ardhshme të dërgojnë në Spanjë menaxherët e tyre me një ofertë konkrete.