08 dhjetor 2009

Cech pranon gabimin

Chelsea vuajti një disfatë në Premier Ligë në fundjavë, kur Carlos Tevez shënoi nga gjuajtja e lirë për fitoren 2-1 të Cityt.
Gardiani i bluve të londrës ka marrë kritika të shumta, e sidomos nga menaxheri Ancelotti që tha se Cech do të kishte mundur ta menaxhonte më mirë atë situatë.
“ Nuk dua të elaboroj se a ishte goditje e lirë apo jo – unë është dashur ta ndal atë.”
“ Ishte një gjuajtje e dobët e cila përfundoi në rrjetë për shkak se lëviza shumë. E bëra një hap të gabuar në anën e kundërt para se Tevez të godiste.”
“ Në atë moment ishte shumë vonë për të lëvizur në anën tjetër për ta ndalur topin. Ishte një gol shumë i lehtë për tu pranuar.”