22 dhjetor 2009

Cassano në Manchester City?

Trajneri i ri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, mund të kërkojë zëvendësim për sulmuesin e parehatshëm Craig Bellamy, duke transferuar yllin e Sampdorias, Antonio Cassano.
Daily Mail shkruan se Cassano ka aftësi që nuk dyshohen dhe Mancini është një fans i konfirmuar i tij, pasi kishte provuar të nënshkruajë me të edhe në Inter.
Sulmuesi i cili vlerësohet 22 milionë funte, refuzoi ofertën e Cityt pasi u largua nga Real Madridi dy vite më herët, por nuk arriti të merret vesh me Sampdorian.
Cassano është një sulmues dytësor dhe Mancini mund të kërkojë ta angazhojë atë si sulmues të parë, nëse Bellamy vendos të largohet.