05 dhjetor 2009

Casillas dhe Villa të kënaqur me shortin

David Villa ka pranuar se Spanja do të mund të ishte shortuar në një grup më të keq se me Hondurasin, Kilin dhe Zvicrën, por ka tërhequr vërejtjen se nuk do të jetë dhe aq lehtë.
“ Grup i lehtë nuk është fjalë, por duke shikuar grupet tjera, atëherë ne kemi grupin më të lehtë.”
“ Favoriti është ai që fiton finalen, e jo ai që i fiton të dobëtit. Si princip, të gjithë janë favorit, dhe më besoni se do të shihni disa eliminime senzacionale.” Përfundoi sulmuesi më i kërkuar në Europë, David Villa.
Nga ana tjetër, Iker Casillas shprehet se grupi i Spanjës është me fat.
“ Mendoj se, në letër, ne ishim me fat për këtë short, por duhet ti respektojmë kundërshtarët. Prej të trija ekipeve, Kili është më i rrezikshëm.”
“ Ne luajtëm një miqësore me ta në El Madrigal, dhe ata i rezistuan shumë sulmeve tona. Nuk dijmë asgjë për Hondurasin ose Zvicrën por kemi obligim moral për të kaluar në gjiron tjetër.” Deklaroi ‘ San Iker’