13 dhjetor 2009

Carlos: Do të luaj për Corinthians

Legjenda braziliane Roberto Carlos ka deklaruar se i ka ardhur fundi qëndrimit të tij te Fenerbahce dhe ai tashmë po përgatitet për t’u kthyer në Brazil.
Së fundmi është spekuluar shumë për mbrojtësin e Fenerbahces, ndërsa pas ndeshjes kundër Ankaragucu, ai e bërë të qartë se karriera e tij te Fenerbahce ka marrë fund.
“Feneri për mua ka marrë fund. Do të kthehem në Brazil pas ndeshjes kundër Sheriff në Europa League”.
“Do të ribashkohem me mikun tim të dashur Ronaldo te Corinthians”, ka thënë Carlos.