06 dhjetor 2009

Capello : Nuk dua finale angleze në CL

Menagjeri i Anglisë Fabio Capello shpreson se nuk do të shohim një finale angleze në Champions League, pasi që mund ti shtyjë planet për përgatitjen e tij për botërorin 2010.
“ Do të mund të jenë 8 ose 9 lojtarë të kombëtares në këto ndeshje.”
“ Është një problem i madh pasi që, nëse në këtë finale janë 8 ose 9 lojtarë, na duhen minimum 4 ditë për tu relaksuar.”
“ Por, do të jetë mirë nëse fitojnë pasi që lojtarët do të jenë mirë psikologjikisht.”
“ Sidoqoftë, nëse ata humbin, do të jetë vështirë ti rikthejmë forcat e tyre fizike dhe psikologjike.” Përfundoi Capello.