09 dhjetor 2009

Cannavaro: Humbja nga Bayerni- një ndeshje për t’u harruar

Mbrojtësi i Juvetusit, Fabio Cannavaro, ka komentuar humbjen prej 4-1 nga Bayern Munichu në Torino, të cilën nuk dëshiron ta kujtojë gjatë kohë.

Zonja e Vjetër u eliminua nga raundet e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve, pasi u turpërua nga bavarezët para tifozëve të vet.

“Fatkeqësisht ndeshja e mbrëmjes së sotme (e martë), ishte për t’u harruar. Sidomos për faktin që avancuam 1-0 dhe nuk ishim në gjendje ta fitonim takimin”.

“Më vjen keq për tifozët, të cilët vërtet e dëshironin këtë garë, por pas mbrëmjes së sotme, do të duhet të luajmë në Europa League”.

“Është një moment i vështirë, por ne jemi Juventusi dhe duhet të mundohemi të reagojmë dhe të dalim nga ky moment duke filluar nga e diela (kundër Barit)”, ka thënë mbrojtësi italian pas ndeshjes.