02 dhjetor 2009

Cannavaro : Do ta mposhtim Interin

Mbrojtësi i Juventusit Fabio Cannavaro beson se ekipi për të cilin luan ai mund ti hesht kritikët duke mposhtur Interin të shtunën në Derbi D’italia.

“ Pas dy humbjeve është vështirë të thuah se Juvja po bën mirë. Por është një grup i mirë dhe trajner i mirë. Ne do të dalim nga kjo gropë me punë. Por është vështirë të shohim pozitën tonë duke parë se si e startuam sezonin.”

“ Ne duhet të mendojmë për pozitën tonë. Ne kemi cilësi që ta tregojmë atë në fushë. Kemi pësuar humbje, por edhe aspekte pozitive. Ne do të fillojmë përsëri prej këtu.”

Mbrojtësi nuk ishte në disponim për të tërhequr paralele mes Nerazzurëve dhe Juventusit.

“ E përsëris, nuk dua të bëj krahasime me Interin. Nuk duhet ti shikojmë të tjerët. Shumë gjëra kanë ndodhur në të kaluarën, por që të kthehemi në pozitën e parë duhet të mendojmë për vete.”

“ Ne mund të luajmë në kushte kur gjithnjë lëmë përshtypje se jemi të uritur. Ne këtë nuk e kemi bërë sidomos në takimet kundër Palermos, Bolonjës apo Cagliarit.” Deklaroi për Il Corriere della Sera, Cannavaro.