Tifozët e Valencias e kanë votuar ish-portierin e Los Che, Santiago Canizares, si portierin më të mirë në historinë e klubit.
Sondazhi është realizuar nga revista Amunt, sipas të cilës portieri spanjoll është më i preferuari i tifozëve nga Mestalla.
“Krejt që mund të bëj është të falënderoj të gjithë lexuesit dhe përdoruesit (e faqes së internetit) për votat dhe mbështetjen e tyre për këtë nderim”.
“Jam skajshmërisht krenar që jam pjesë e historisë së një klubi siç është Valencia”, ka thënë Canizares.