26 dhjetor 2009

Cana: Nuk jam i keq

Mesfushori i Sunderlandit Lorik Cana insiston se ai nuk është një lojtar i papastërt, përkundër asaj që është lojtari më i padisciplinuar këtë sezonë në premier ligë.
Mesfushori kaloi në Stadiumin e Dritave nga Merseille verën e kaluar dhe deri tani, ai është zverdhur shtatë herë, dhe është dërguar në shtëpi një herë.
Por, Kosovari insiston se ai është vetëm luftarak, një stil me të cilin tanimë njihet, dhe thotë se nuk dëshiron ta ndëroj stiline lojës.
“ Gjithnjë tentoj të jem ferr kur luaj. Të jem i fortë natyrisht, por të jem dhe ferr.”
“ Vetëm një herë në jetë kam marrur një karton të kuq kur nuk hyja në duel ose kur nuk luaja ashpër. Gjithnjë tentoj të jem ferr dhe të luaj në top.”
“ Shpeshherë jeni vonë dhe përdorni shumë forcë, por ky është futbolli. Më me rëndësi është që njerëzit mund të shohin se nuk jam një djal i keq ose dikush që dëshiron ta lëndoj kundërshtarin.”
“ Gjithnjë tentoj të luaj në top dhe të jem i fortë, por shpeshherë e teproj. Nuk mendoj aq shumë për kartonat e verdhë këtë vit, por shpeshherë unë duhet të bëj punën time dhe duhet të tentoj të kem mardhënie sa më të mirë me gjyqtarin.’
“ Natyrisht, kartoni i kuq ndaj Aston Villës nuk ishte i mirë për mua ose ekipin por kjo është pjesë e futbollit.”
“ Kurrë nuk jam ndëshkuar për arsye tjera pos për lojë të ashpër. Jam vetëm 26 vjeçar dhe tanimë kam luajtur në 300 ndeshje në të gjitha garat dhe mendoj se nuk është problem i madh.”
“ Çdo vit luaj 34 ose 35 ndeshje në Ligë. Kjo është gjëja më e rëndësishme.”
“ Kurrë nuk jam i lënduar. Kurrë nuk mungoj në ndeshjet për shkak të lëndimeve dhe kjo do të vazhdoj dhe këtë sezonë.”
“ Lojtarët që luajnë në qendër të mesfushës, gjithnjë humbasin dy ose tri ndeshje në vit për shkak të kartonëve.”
“ Krahasojeni rekordin tim me atë të Patrick Vierias ose Roy Keanit, ose lojtarë si këta. Nuk mendoj se jam i keq si ata, dhe kështu mendoj se kjo është pjesë e punës.” Theksoi Cana.
“ Unë kënaqesha kur shihja Vieiran dhe Keanen duke luajtur ndaj njëri tjetrit. Ata janë të ngjashëm si unë me shpirt të madh dhe ishin liderë nëpër ekipet e tyre.”
“ Gjëja më e rëndësishme është se çfarë person je. Kurrë nuk do ta lëndoja me qëllim ndonjë kundërshtar. Kjo është një gjë që kurrë nuk e kam bërë.” Deklaroi Cana për Daily Express.