15 dhjetor 2009

Cana merr karton të kuq në humbjen e Sunderlandit

Sunderlandi është mposhtur nga Aston Villa para tifozëve të vet, ndërsa kapiteni i ekipit vendas, Lorik Cana, u përjashtua nga ndeshja pasi mori dy kartonë të verdhë.
Mysafirët shënuan fitore prej 2-0, në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma në “Stadium of Light”, me golat e Emile Heskey (24’) dhe James Milner (61’).
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, njëherit kapiten i Sunderlandit, mori dy kartonë të verdhë në këtë ndeshje dhe u largua nga loja në minutën e 79-të të takimit.