06 dhjetor 2009

Cana me Sunderlandin pësuan humbje

Skuadra e futbollit Sunderland kësaj here është kthyer duarbosh nga përballja që ka zhvilluar si udhëtues me Fulhamin, në ndeshjen e javës së 15-të të premierligës. Lorik Cana ka luajtur 90 minuta, ka dëshmuar shpirt luftaraku në fushë, por pësuan humbje me rezultat 0:1. Fulhami golin e fitores e ka shënuar në minutën e 7-të nëpërmjet futbollistit Zamora. Kjo humbje Sunderlandin e zbret në vendin e 10-të me 20 pikë, ndërsa Fulhami renditet në vendin e tetë me 22 pikë. Cana ka qenë i bindur se do të fitojnë një pikë të paktë nga Fulhami, por me gjithë angazhimin dhe përpjekjet sulmuesit e skuadrës së tij dot nuk e gjetën rrjetën e portës rivale.