25 dhjetor 2009

Cana kërcënon Evertonin

Java e 19-të e premierligës angleze në futboll veçojnë edhe disa ndeshje të paparashikueshme, siç është Sunderland-Everton, Wigan-Blackburn, Burnley-Bolton njëherësh derbi i të mëdhenjve Arsenali-Aston Villa. Në javën e kaluar Lorik Cana pati munguar në radhët e Sunderlandit për shkak të kartonit të kuq, por këtë javë do të jetë në përbërjen e parë kundër skuadrës së njohur Evertonit. Cana në mënyrë sportive ka kërcënuar Evertonin, duke thënë se fitorja do të mbetët në Sunderland me gjithë respektin që ka për skuadrën e Evertonit. “Ne kemi qenë të pafat në disa nga ndeshjet e fundit dhe tani kemi shumë nevojë për pikë, sepse po na afrohen të gjithë rivalët që kishim pas", tha Cana. "Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe një fitore do të kthente besimin e adhuruesve dhe do të na vendoste në pozita shumë më komode në pritje të fazës së dytë. Kemi nevojë për mbështetjen e adhuruesve të shtunën dhe është e rëndësishme që të gjithë të jenë atje, sidomos në momente të vështira. Ne do të japim maksimumin tonë", ka thënë Cana. Arsenali ka sprovë të vështirë ndaj Aston Villas, ndeshje e cila zhvillohet të dielën, por që pritet me padurim nga adhuruesit. Arsenali ka përparësinë e fushës, por skuadra e Aston Villas shpesh herë si udhëtues është treguar e fortë. Chelsea udhëton për fitoren në fushën e nxehtë përballë Birminghamit, ndërsa kampioni aktual, Manchester Unitedi aspak lehtë me Hullin, pasi ky i fundit në fushë të veten është mjaft i papërshtatshëm. Liverpooli para shikuesve e ka radhën të fitoi pas shumë ndeshje të dobëta dhe këtë herë e ka rival Wolvesin.

E shtunë

Birmingham - Chelsea 13:45
Fulham - Tottenham 14:00
West Ham - Portsmouth 14:00
Burnley - Bolton 15:00
Manchester City – Stoke 16:00
Sunderland - Everton 16:00
Wigan - Blackburn 16:00
Liverpool - Wolves 18:30

E diel

Arsenal - Aston Villa 14:30
Hull - Manchester Utd 17:00