16 dhjetor 2009

Camoranesi jashtë aksionit për tërë sezonin, në dyshim për KB 2010

Mesfushori i Juventusit Mauro Camoranesi mund të jetë jashtë aksionit për pjesën e mbetur të sezonit por dhe më keq për kampionatin botëror 2010.

Tuttosport raporton se Italiani ju nënshtrua testeve në mengjes, të cilat treguan çarje muskulore në këmbën e djathtë.

Camoranesi ka nevojë për tu operuar. Ai do të jetë definitivisht jashtë aksionit për pjesën tjetër të sezonit.

Tani Camoranesi është në luftë me kohën për tu paraqitur në kampionatin botëror të vitit të ardhshëm. Edhe nëse do jetë gati ai nuk do të jetë në formën më të mirë.