16 dhjetor 2009

Butt do ta vazhdojë kontratën

Vazhdimi i kontratës për portierin Hans-Jorg Butt, është bërë gati. Bayern Munchen nuk dëshiron të heqë dorë nga portieri me përvojë. Kështu të paktën thotë presidenti i klubit bavarez, Uli Hoeness.
“E kemi thënë gjithmonë se dëshirojmë t’ia vazhdojmë kontratën. Është një portier fantastik dhe me të nuk kemi probleme në portë”, tha Hoeness.
Butt, të cilit i skadon kontrata aktuale në qershor të vitit 2010, pritet ta vazhdojë atë edhe për dy sezone të tjera.