19 dhjetor 2009

Bundesliga gjermane përfundon fazën e parë

Java e fundit e fazës së parë të Bundesligës gjermane paraqet mjaft përballje interesante.
Leverkuseni kryesues do të presë modestët e M’Gladbahut, ndërsa Bajerni i Mynihut duket se ka hedhur pas krizën dhe sot të presë në komoditet Hertën e Berlinit.

Dortmundi i Jurgen Klobit kërkon të rikonfirmojë momentin e mirë, duke pretenduar edhe vendin e katërt me përballjen e sotme me Freiburgun.

Më poshtë do të paraqesim kalendarin e javës së 17-të të Bundesligës gjermane, e fundit për këtë fazë.

Sot;

15:30 Leverkusen – Gladbach
15:30 Bajern M. – Hertha BSC
15:30 Dortmund - Freiburg
15:30 Frankfurt – Volfsburg
15:30 Hanover – Bokum
18:30 Shtutgart – Hofenheim

Nesër;

15:30 Hamburg – Bremen
17:30 FC Koln - Nurenberg