07 dhjetor 2009

Bufon: Grindja? Janë gjëra që ndodhin

Në fundin e takimit të zhvilluar të shtunën në mbrëmje në “Olimpiko” të Torinos midis Juventusit dhe Interit ka folur një nga protagonistët e ndeshjes, Xhixhi Bufon, i cili ka komentuar episodin e sherrit, që ka filluar në fushë në pjesën e dytë, kur Melo ka tentuar të godasë me bërryl Balotelin. “Janë gjëra që ndodhin në ndeshje ku ka shumë tension”, ka thënë portieri bardhezi, i cili më pas ka folur edhe në lidhje me episodin ku ai i ka sinjalizuar gjyqtarit Sakani se kishte një rivënie anësore në favor të Interit pas një prekjeje të topit nga ana e tij që nuk është parë nga arbitri: “Në fund të fundit ka qenë vetëm një rivënie anësore, nëse do të kishte qenë një gol sigurisht do të isha menduar dy herë…”, ka thënë Bufon, duke qeshur.