09 dhjetor 2009

Buffon do të operohet të Dielën

Agjenti i Gianluigi Buffon,Silvano Martina ka njoftuar se portieri Italian do të operohet të Dielën dhe do të jetë jashtë fushave për 6 javë.

Buffon pritet të luajë kundër Barit në fundjavë përkundër lëndimit të tij por komentet e agjentit të tij bien në konflikt me atë çfarë thonë mediat italiane.

Juventus nuk e ka konfirmuar ditën e operacionit por Martina beson se do të ndodh të Dielën.

“Nuk e di a do të luajë kundër Barit por nuk besoj”,deklaroi Martina për Calciomercato.it.

“Nuk është lëndim serioz,prandaj ai duhet të kthehet në fushë ender pa u mbushur 6 javë”.