05 dhjetor 2009

Buffon do të operohet – mungon 40 ditë

Portieri i Juventusit Gianluigi Buffon do të mungoj 40 ditë pasi që të mërkurën do ti nënshtrohet një operimi në meniskus.

Sidoqoftë, Buffon do të jetë në gjendje që të luaj kundër Interit sonte, dhe kundër Bayernit të martën, të dy këto sfida kruciale për Juventusin.

Por, pasi që të përfundoj sfida në Champions League, mëngjesin e nesërm ai do të hyjë nën thika. Buffon do të mungoj deri në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të operohet nga professor Flavio Quaglia.

Arsyeja për operim është për shkak të dhimbjeve të Buffonit gjatë kohës sa luajti, vetëm e vetëm për ta mbajtur në lojë Juventusin.

Atë do ta zëvëndësoj sigurisht Alex Maninger që sezonin e kaluar e la në bankë Buffonin për shkak të formës së mirë.

Buffon do të mungoj në njërën prej sfidave më të rëndësishme të vitit ndaj Milanit, por do të kthehet në shkurt, për 1/16 e Ligës së Kampionëve, nëse Juventus kualifikohet.