24 dhjetor 2009

Bruce i ngazëllyer me dyshen Cana dhe Cattermole

Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, është i ngazëllyer me ndikimin në ekip të dyshes së mesfushës, Lorik Cana dhe Lee Cattermole, këtë sezon.

Dyshja luftarake janë shkatërrues të vërtetë në mesin e fushës, megjithëse pak si tepër në rastin e mesfushorin shqiptar, i cili tashmë ka fituar tetë kartonë të verdhë, dy prej të cilëve kanë rezultuar me kartonë të kuq.

“Ata që të dy janë garues të fuqishëm, kjo është se pse i solla në klub. Unë mendoj se ju keni nevojë për një prirje garuese dhe fuqi fizike për të garuar në Ligën Premier dhe këta dy kanë gjithçka që unë kërkoj, dhe nuk mendoj vetëm të shkoni nëpër fushë dhe të shkelmoni njerëz, nuk është kjo e stilit tim”, ka thënë Bruce