19 dhjetor 2009

Borrielo: Europa e Botërori, shpresoj akoma

I veçon ambiciet nga ëndrrat, por deri në një farë pike. Marko Borrielo, në muajt që po shndërrojnë karrierën e tij, duket i bindur se po pëson rritje: “Kombëtarja? Di që lista është bërë, por një shpresë të vogël e kam. Mund të grumbullohem në miqësoren e fundit të Italisë në mars, por duhet të vazhdoj të luaj si tani, - thotë sulmuesi i Milanit. - Championsi? Ne duhet të besojmë, sepse e kemi në ADN-në tonë. Nëse Milani kualifikohet në çerekfinale, mund t’i trembë të gjithë. Për sa i takon titullit, Interi është më superior, duket sikur po bën një garë me veten, por ne do të përpiqemi deri në fund t’i afrohemi. Dhe për t’ia arritur nuk duhet të bëjmë më hapa të gabuar”.