25 dhjetor 2009

Bogdani më i përfoluri

Kam pasur apo jo paraqitje të mira futbollisti Erion Bogdani, më rëndësi është se e kërkojnë shumë skuadra. Nuk ka pasur një paraqitje ku me ditë sa të mirë në radhët e Chievos në Seria A, por që ka rënë në sytë e shumë skuadrave italiane, jo vetëm të skuadrës së Padovës, por edhe të Catanisë. Sipas të përditshmes italiane, "Tuttosport", Bogdani dhe Emanuele Kalaio janë dy futbollistë mbi të cilët Catania këmbëngul. Por, përveç faktit që futbollisti i kombëtares Shqiptare, nuk dëshiron të transferohet në një skuadër që rrezikon seriozisht rënien nga Seria A, problematike është edhe rroga prej 500 mije euro e sulmuesit shqiptar.