17 dhjetor 2009

Blater nuk “lëshon pe”: Jo moviolë në fushë!

Presidenti i institucionit më të lartë të futbollit në botë, Sep Blater, ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër vendosjes së moviolës gjatë një ndeshjeje futbolli.Numri një i FIFA-s foli sot në konferencën e zakonshme që zhvillohet çdo fundvit. “Ditën kur një ndeshje futbolli do të ndërpritet sepse gjyqtari do të rishohë një aksion, futbolli do të vdesë. Atëherë njerëzit do të dalin nga stadiumi duke mos pasur asgjë për të cilën të diskutojnë dhe duke e braktisur këtë sport”, tha Blater.
Ai shtoi më tej se edhe gabimi i gjyqtarit, është pjesë e pandashme e magjisë së kësaj loje. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë kur unë të mos jem më president i FIFA-s, por sa të jem në këtë post, kjo çështje nuk do të diskutohet asnjëherë”, thedsoi ai.
Megjithatë, kreu i institucionit drejtues të futbollit nuk përjashton ndihma të tjera nga teknologjia. Për shembull, topi me sensorë të brendshëm, i cili tregon nëse është kaluar vija fatale apo jo. Megjithëse rezultatet e provave të nisura dy vite më parë në Boërorin e klubeve nuk ishin entuziazmuese, sipas Blaterit, po provohet një tjetër sistem për të shmangur golat “fantazmë”.