26 dhjetor 2009

Blanc: Të injorojmë kritikët

Presidenti i Juventusit, Jean-Claude Blanc, u ka thënë lojtarëve të tij që të injorojnë të gjitha kritikat e kohëve të fundit dhe të vazhdojnë angazhimin e tyre për të kthyer formën pas festave.

Bianconerët kanë humbur tri nga pesë ndeshjet e fundit në Serie A, duke u bërë pre e kritikave të ashpra ndaj lojtarëve dhe ndaj trajnerit Ciro Ferrara.

“Nuk duhet t’u kushtojmë vëmendje atyre që dyshojnë te ne, por duhet ta tejkalojmë këtë moment”.

“Nuk kam shumë miq në shtypin italian. Gazetarët janë të irrituar që një francez ka ardhur në këtë post”, ka thënë Blanc për Le Monde.