11 dhjetor 2009

Blanc pranë Francës

Sipas një raporti në L’Equipe, federata franceze (FFF) synon që të siguroj shërbimet e trajnerit të Bordeaux Laurent Blanc për të zëvëndësuar trajnerin jo të dashur për francezët, Raymond Domenech.
Presidenti i FFF e ka shprehur këtë dëshirë haptaz por sipas tij ai do ta realizoj këtë pas përfundimit të kampionatit botëror.
Sidoqoftë, pritet që FFF të ketë konkurencë të madhe nga Manchester United që e dëshiron me çdo kusht francezin në Old Trafford për ta zëvëndësuar Fergusonin.
Laurent Blanc është duke kaluar një sukses drithërues. Ai e mban Bordeaux lider në kampionatin francez, dhe është kualifikuar për në fazën tjetër të Champions League.