08 dhjetor 2009

Blanc : Ferrara nuk largohet

Presidenti i Juventusit Jean Claude Blanc është shprehur i dëshpëruar pas eliminimit të Juventusit nga gara më emocionuese europiane Liga e Kampionëve.

Juventusi u turpërua nga Bayerni 4-1, dhe Blanc shprehet i dëshpëruar.

“ Ky është një zhgënjim i madh por duhet të shkojmë përpara. “

“ Bayern luajti ndeshjen më të mirë të sezonit ne gabuam dhe më i miri fitoi. “

“ Mendoj se për këtë humbje ka faj Interi, që na shkaktoi lodhje të shtunën, mendoj nga ana psiqike. Kjo e ka bërë diferencën. “

“ Ne e kuptojmë dëshpërimin e tifozëve, ne patëm qëllime më të larta se të eliminohemi këtu.”

“ Ferrara? Nuk diskutohet, ai mbetet.” Deklaroi Blanc pas ndeshjes.