02 dhjetor 2009

Blackburn eliminon Chelsean

Një triller i vërtetë është zhvilluar në takimin ndërmjet Blackburn Rovers dhe Chelseat në kuadër të Carling Cup, garë të cilën do ta vazhdojnë vendasit e Blackburn.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Kaliniç në minutën e 9.
Me të filluar pjesa e dytë Chelsea ndez motorët. Didier Drogba në minutën e 48 dhe Kalou në minutën e 52 përmbysën dhe shënuan për epërsinë e parë të Chelseat.
Emerton në minutën e 64 shënoi për 2 me 2 duke e dërguar takimin në vazhdime të cilat ishin një blockbuster i vërtetë.
Tre minuta pas fillimit të vazhdimeve Benny Mc’Carthy shënon nga penaltia për 3-2. ( shiko foton, photo: Reuters).
Kur të gjithë menduan se Blackburn e ka kryer punën del në skenë Paolo Ferreira që në minutën e fundit të vazhdimeve barazon për 3-3 dhe e dërgon sfidën në penalti.
Në penalti Blackburni triumfoi me rezultat 4-3 dhe kështu vazhdon më tej garën për Carling Cup. Chelsea është eliminuar kështu shumë herët nga një garë, duke ndjekur hapat e Real Madridit në Spanjë.