07 dhjetor 2009

Bisedime pozitive me Mascheranon

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez ka bërë të ditur se klubi është në bisedime me mesfushorin Javier Mascherano rreth vazhdimit të kontratës.
25 vjeqari spekulohej se mund t’i bashkohet Barcelonës por Benitez insistoi se ylli argjentinas është i lumtur në Anfield Road dhe se bisedimet e deritashme janë pozitive.
“Ne jemi të kënaqur ndërsa edhe ai është i lumtur. Bisedimet e fundit kanë qenë shumë pozitive. Do të diskutojmë përsëri” deklaroi Benitez. Mascherano ka edhe dy vjet kontratë me Liverpoolin.