23 dhjetor 2009

Bisedime për shitjen e Liverpoolit gjatë festave të fundvitit

Për shkak të rezultateve shumë të dobëta, Liverpool ka detyruar pronarin e saj që ta nxjerë në shitje.
Sipas burimeve të Arbisë Saudite, Princi Fejsal bin Abdullah bin Fahd ka udhëtuar në Angli që të shikojë ndeshjen ndërmjet Liverpoolit dhe Wolverhampton Wanderers.
Pronari i tanishëm i Liverpool George Gillett e ka ftuar princin arab në një takim ku tema kryesore do të jetë shitja e Liverpool.
Sipas Daily Mail investitori saudit ka një qellim serioz, blerjen e klubit! Liverpool është në krizë të madhe pasi që kishte një start katastrofal të sezonit dhe tani duket largë katërshes kryesore të Premier League.
Sipas Mail Gillett është i gatshëm të shesë 50 përqind të aksioneve të tij në klub.
Bilioneri arab ishte mysafir i Gillett në shtator, ku u raportua se një marrëveshje prej 200 milion funtash do ti konvenonte George Gilletit.