06 dhjetor 2009

Beteja e Torinos: Juventusi mund 2-1 Interin

INTER-JUVENTUS 2-1 (1-1)

Shënues: Lucio 20 ‘ (aut), Marchisio 58′ / Eto’o 26′

Juventusi (4-3-1-2): Buffon; Caceres, F. Cannavaro, Chiellini, Grosso; Sissoko, Melo, Marchisio (Poulsen 80’); Diego (Grygera 91’); Amauri, Del Piero (Camoranesi 71’). Trajner: Ferrara.

Interi (4-3-1-2): Julio Cesar, J. Zanetti, Lucio, Samuel (Materazzi 88’), Chivu, .Motta, Cambiasso (Mancini 78’), Muntari (Balotelli 63’); Stankovic; Eto’o, Milito. Trajner: Mourinho

Gjyqtar: Saccani

Kartonë të verdhë: Muntari (I), Samuel (I), Grosso (J), Amauri (J), Balotelli (I), Caceres (J)
Karton i kuq: Melo (J)

Një superndeshje, me tension të lartë është luajtur në Torino, ndërmjet Juventusit dhe Interit, por ata që qeshën në fund ishin vetëm bardhezinjtë, të cilët fituan 2-1 dhe tashmë gjenden 5 pikë pas udhëheqësve të Seria A, zikaltërve të Mourinhos. Në minutën e 26-të, vendasit e shikojnë veten në epërsi, falë një autogoli që mund të ndahet mes Lucios dhe Eto’o. Në gjysmën e dytë, pas 13 minutash lojë, është Marchisio, i cili shënon një gol të bukur dhe i jep Juventusit fitoren. Kujtojmë se vetëm 6 minuta pas autogolit të Interit, ka qenë sulmuesi Samuel Eto, ai që ka barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1, sic u mbyll edhe pjesa e parë. Një finale e nxehtë mund të konsiderohet kjo ndeshje: Kartonë të verdhë e të kuq, përleshje të mëdha, që përfshinë edhe Bufonin, Melon e të tjerë. Këmbëngulje e gjatë e Interit për të marrë një barazim, të paktën, por Juve rezistoi deri në fund.
LOJA
Dy blloqe lojtarësh, që synojnë të mbajnë të “lidhur” kundërshtarin. Duke kërkuar të luftojnë dhëmbë për dhëmbë për topin e parë, asnjëra skuadër nuk lejon hapësira teknike, për të bërë të mundur grushtin e drejtpërdrejtë të portierëve respektivë. Por, në fund të fundit, Juventusi mbetet Juventus. Me një nga djemtë e tij, Claudio Marchisio, një nga më të mirët në fushën e lojës,ka bërë të veten fitoren. Kryendeshja e Italisë u karakterizua nga një lojë aspak e lirshme, nga një nivel teknik i përgjithshëm mesatar, që nuk përputhet me ambiciet dhe historinë e dy klubeve. Nga e gjithë kjo doli më keq Interi, që u rrëzua bashkë me trajnerin Mourinho, edhe ai i pezulluar nga stoli për protestë. Nota dhjetë për Marchisio, autorin e një perle, që pak herë shikohet në Seria A, cka nuk e bën aspak fajtor portierin zikaltër, Julio Cesar. Edhe një herë ka pasur një kuptim të qartë loja e Interit, që këmbëngul në kërkimin e fatit të tij duke treguar muskujt, gjithmonë duke u përpjekur të dominojnë fizikisht, për të trembur kundërshtarin. Por në këtë ndeshje ka gjetur përballë dikë, në gjendje për t’i bërë ballë ndikimit të kësaj mënyre loje. Sissoko, Melo, Marchisio janë në nivelin e kërkuar, ndërkohë që mbrojtësi Caceres iu përgjigjet goditjeve befasuese të miqve me kundërgoditje. Dhe Interi, në këtë situatë, duket tmerrësisht i varur nga prania e një lojtari si Shnajder.
Dhe Juventusi? Trajneri Ferrara mund të ketë mbetur i kënaqur, me të vërtetë krenar, sepse rigjeti shpirtin e ekipit, i rindërtuar në vetëm shtatë ditë, pas dëshmisë mjaft shqetësuese në Cagliari, por nuk mund të thuhet se doli nga tuneli. Mbrojtja ende nuk ofron garanci: një sulmues mjaft teknik dhe i shpejtë, si Milito i Interit, i ra kryq e tërthor prapavijës bardhezi, ndërkohë që Cannavaro dhe Chiellini nuk mundën dot të përbënin atë postbllokun e pakalueshëm në qendër të mbrojtjes së Juventusit. Dhe më përpara, duke vazhduar me Diegon e përhershëm, i cili nuk ishte mjaftueshëm për t’u kthyer në planin origjinal të “playmaker”-it plot shkëlqim, për t’i dhënë skuadrës së tij atë frymëzimin vdekjeprurës për kundërshtarin. Por këtë herë, ishte një mbrëmje ku ndryshimin nuk e bënë pikat e nevojshme, që prodhojnë cilësi. Ishte historia e muskujve, madje e grushtave. Në këtë situatë, mendoi me të drejtë Marchisio, njëri nga ata lojtarë, për të cilin mund të thuash se luajti futboll. Çfarë ndeshjeje e çuditshme!

Ferrara: Një mbrëmje e bukur. Mourinho nuk flet

Ferrarës, trajnerit të Juves, i rikthehet buzëqeshja: “Ne ishim të balancuar dhe kompakt, nuk treguam se kemi ndonjë gjë më pak se Interi. Na buzëqeshi edhe rezultati, ndaj jemi shumë të gëzuar. Fitorja shkoi në anën e atij që e meritoi të fitojë. Dhe s’ka më bukur se të rrahësh kampionët e Italisë, por tani duhet të luajnë si ndaj interit, edhe kundër të gjitha skuadrave të tjera. Ndërkohë, trajneri i Interit, Mourinho, nuk pranoi të flasë pas ndeshjes, as zëvendësi tij, Beppe Baresi. Kompania zikaltër kishte vendosur heshtje për stafin teknik.