08 dhjetor 2009

Beshiktash-CSKA, shpresa vdes e fundit

CSKA-ja e Moskës duhet të mundë Beshiktashin dhe të shpresojë që anglezët e Junajtid nuk do të munden nga Volfsburgu, me qëllim që rusët të mos eliminohen nga Liga e Kampionëve. Moskovitët vijnë në këtë ndeshje jo në formën e tyre më të mirë. Ata e mbyllën kampionatin rus në vendin e pestë, rezultati më i dobët në tetë vitet e fundit. Skuadra ruse do të mbajë shiritin e zi në krah në kujtim të 112 njerëzve të vrarë nga një zjarr në një klub nate në qytetin e Permit në fundjavë. CSKA-ja nuk do të ketë mesfushorin Mark Gonzalez.
Beshiktashi është i treti në ligën turke, por shpreson të inspirohet nga fitorja 1‑0 ndaj Mançester Junajtid në “Old Trafford” muajin e shkuar, fitore që i dha fund serisë së 23 ndeshjeve pa humbje në fushën e tyre për kampionët e Anglisë në Ligën e Kampionëve. Junajtid nuk humbte në stadiumin e vet që prej ndeshjes kundër Milanit në shkurt 2005. Beshiktashi shpreson t’i japë fund mungesës së fitoreve në fushën e vet, ku ende nuk ka shënuar një gol dhe nuk ka fituar asnjë pikë.