05 dhjetor 2009

Bernd Schuster dëshiron ta blej Xerezin

Ish trajneri i Real Madridit Bernd Schuster mund të bëhet pronari i ri i Xerez, sipas një raporti në AS.
Schuster e drejtoi këtë klub dy vite me plot sukses para se të shkoj në Shakhtar Donetsk.
Tani duket se gjermani do të shkoj edhe më larg. Ai dëshiron ti rikthehet klubit, por si pronar i tij, nëse oferta e tij pranohet. Schuster ka bërë publike se dëshiron ti blejë pjesën më të madhe të aksioneve të Joaquin Moralesit në klub.
“ Jam i bindur në aftësitë e mija. Ky është një rast që ti rikthehem suksesit në Xerez.” Tha ai për AS.
Schuster ka mbështetjen e një multi miliarderi spanjoll që do ta mbështes dhe do ta bëj pronar nëse atij i pranohet oferta.