26 dhjetor 2009

Berbatov duhet të operohet

Mediat angleze kanë bërë të ditur se Dimitar Berbatov duhet të operojë gjurin dhe kjo do t’i pamundësojë të paraqitet në fushë për tre muaj.
Sulmuesi i Manchester United ka problem me një ligament. Reprezentuesi bullgar nuk duhet të operohet menjëherë, por në javët e fundit ai ka luajtur me dhimbje dhe ndërhyrja kirurgjike në të ardhmen e afërt është e pashmangshme për tejkalimin e problemit. Kjo është një tjetër goditje e rëndë për Djajtë e Kuq, që kanë pësuar lëndime të shumta gjatë këtij sezoni.