07 dhjetor 2009

Benzema ndihet më mirë

Karim Benzema ishte i lumtur që shënoi për Real Madridin në fitoren ndaj Almerias të shtunën.
Sulmuesi francez kishte treguar formë të dobët në periudhën e fundit, por insiston se është i lumtur me vendimin për transferim në Real.
“Kur jam në shtëpi, mësoj gjuhën spanjolle. Kam marrëdhënie të mira me bashkëlojtarët dhe kjo më bën të ndihem më mirë në fushë. Ndihem shumë rehat në Madrid. E kuptoj se jam pjesë e një ekipi të madh, ku konkurrenca është e madhe. Por, jam i lumtur”, deklaroi Benzema.