15 dhjetor 2009

Bentley kërkon largimin

David Bentley po kalon nëpër një situatë të komplikuar tek Tottenham. I ardhur 18 muaj më parë për plot 17 milionë funte, futbollisti 25 vjeç konsiderohej si njëri prej yjeve më të mëdha të futbollit anglez.
Ai quhej Beckham i ri. Por, për një vit e gjysmë, kanë ndryshuar shumë gjërat, duke filluar nga raportet e tij me trajnerin Harry Redknapp, që nuk janë më të mirat.
Menaxheri i Tottenham, në atë pozitë e preferon Aaron Lennon, ndërsa për Bentley, të shtunën e kaluar nuk pati ftesë as për 18-she.
Futbollisti ka kërkuar të shitet, ndërsa ekipi më i interesuar për të është Manchester City.