18 dhjetor 2009

Benitez: Reali mund të jetë i pamposhtur në Mars

Edhe pse ekipi i tij është eliminuar nga Champions League,Rafa Benitez beson se Real Madrid mund të arrijë në finale e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabeu.
“Të flasim tani për Real Madridin do të ishte gabim”,deklaroi spanjolli për të përditshmen La Gazzetta dello Sport.
Trajneri i Liverpoolit tha se Los Blancos duhet të përshtaten ende dhe të luajnë si ekip,por në Mars ata do të jenë ‘të pamposhtur’.
Benitez foli edhe për Barcelonën dhe aktualisht ata janë më të mirët në Evropë kurse Pep Guardiola ka një lojtar që Benitez e adhuron [ Lionel Messi].
Liverpooli ka dështuar të kualifikohet në fazën KnockOut dhe do të duhet të garojnë në Europa League.