15 dhjetor 2009

Benitez: Lojtarët duhet të tregojnë karakter

Rafael Benitez ka një kërkesë më të veçantë për lojtarët e Liverpoolit, duke kërkuar nga ta të tregojnë më shumë karakter, derisa ekipi po kalon në krizën më të keqe në vitet e fundit.
Benitez ishte i tronditur nga humbja ndaj Arsenalit dhe e gjeti veten edhe më shumë nën presion.
“Ne tash duhet të tregojmë vetëbesim, duhet të tregojmë karakter. Ata luajnë për Liverpoolin. Ne duhet të përmirësohemi, duhet të tregojmë karakter kur kemi probleme dhe duhet ta ruajmë vetëbesimin tonë”.
“E vetmja gjë për të ndryshuar gjërat është të vazhdojmë të punojmë shumë dhe në këtë situatë, kur bëni gabime, duhet të jeni më të fuqishëm dhe të përpiqeni t’i bëni gjërat si duhet në të ardhmen”, ka thënë Benitez.