15 dhjetor 2009

Benitez garanton – Liverpooli do të jetë në top 4

Menaxheri i Liverpoolit Rafa Benitez ka lansuar një deklaratë sensacionale ku i garanton tifozëve se Liverpooli do të përfundoj së paku në Top 4-sh.
Disfata në fundjavë nga Arsenali e ka ulur disponimin në Anfield, dhe ka vënë në pikëpyetje aftësinë e Benitez për të menaxhuar skuadrën.
“ Secila ndeshje për ne është ndeshje që duhet të fitohet. Mentaliteti ynë, ideja jonë, është që të provojmë të fitojmë çdo ndeshje.” Theksoi Benitez.
“ Shpeshherë ju mund të fitoni, shpeshherë nuk mundeni, por nuk duhet të jeni pessimist – duhet të mendoni për gjëra pozitive.”
“ Menaxheri duhet të jetë pozitiv dhe unë jam. Por si mund ti menaxhoj unë gjërat? Duke punuar shumë dhe duke dhënë më të mirën çdo ditë. Lojtarët e dijnë këtë, dhe ata po e bëjnë të njëjtën gjë. Ne po punojmë së bashku.”
“ Unë mund të garantoj se do të përfundojmë në Top Katërsh.”
“ Jam 100% i sigurtë se tifozët tanë janë të mençur dhe e dinë se si të përmirësohen dhe të ndryshohen gjërat, duke na mbështetur dhe qëndruar para nesh.”
“ Tifozët do të jenë gjithnjë me klubin pasi që është një klub i madh dhe kemi tifozët më të mirë në botë.”
“ Prej se jam këtu, unë jam shumë krenar. Kur udhëtojmë jashtë Anglisë shohim se çdo të thotë emri ynë, si në Azi, për shembull.”
“ Tifozët janë të zgënjyer, dhe ne gjithashtu sepse duhet të përmirësohemi dhe të fitojmë ndeshjet. Mënyra e vetme se si ti ndryshojmë gjërat është të punojmë së bashku.”
“ Ne do të përmirësohemi, pasi që kanë mbetur dhe 22 ndeshje…” përfundoi Benitez.