10 dhjetor 2009

Benitez e sheh pozitive humbjen ndaj Fiorentinës

Debutimi i plotë i mesfushorit Alberto Aquilani dhe rikthimi nga lëndimi i sulmuesit Fernando Torres janë dy gjërat pozitive në humbjen e mbrëmshme të Liverpoolit në Anfield nga Fiorentina.
Pavarësisht se kishte avantazhin e një goli në pjesën e parë, Liverpooli pësoi dy herë në pjesën e dytë për të vazhduar rezultatet negative në Ligën e Kampionëve.
“Të shohësh Aquilanin, të shohësh Torres, ishin gjëra pozitive për ndeshjen e ardhshme dhe për pjesën e mbetur të sezonit tonë. Aquilani tregoi kualitetet e tij. Prekja e topit, vizioni dhe pasimet ishin të mira, por duket se ai do të ketë nevojë të punojë më shumë në formën fizike”.
“Çdokush është i gatshëm për të dielën, nëse ai stërvitet mirë ai mund të përfshihet kundër Arsenalit. Ne ende presim të shohim gjërat pozitive, luajmë më mirë dhe këtë duhet ta tregojmë në ndeshjet më të rëndësishme. Është fillim i një sezoni të ri për ne, shpresoj”, ka thënë Benitez.