16 dhjetor 2009

Benitez dëshiron Van Nistelrooy

Siç raportohet nga Marca, sulmuesi i Real Madridit Ruud Van Nistelrooy është në listën e dëshirave të Benitezit për krishtlindje si zëvëndësim i Torres.
Përkundër se shpalli penzionimin nga kombëtarja ai do të dëshironte të luante për Holandën verën e ardhshme, mirëpo për ta bërë këtë duhet të luaj dhe në Real Madrid nuk ka minutazhë pasi që ka punë me C.Ronaldon, Higuainin, Benzeman dhe Raulin.
Van Nistelrooy i është rikthyer futbollit pas një lëndimi në gju sezonin e kaluar duke ja lënë në gjysmë karrierën.
Për momentin, Real Madrid nuk dëshiron të shes lojtarë, edhe pse mund të marrë para të majme në rast të shitjes së tij.Chelsea, Arsenal, Blackburn Rovers dhe Zaragoza thuhet të jenë të interesuara për sulmuesin.