25 dhjetor 2009

Benitez dëshiron të rris besimin e lojtarëve

Menaxheri i Liverpoolit Rafael Benitez ka pranuar se ai ka përgjegjësi për të ngritur moralin e lojtarëve të Liverpoolit, pas paraqitjeve të fundit të cilat e shohin klubin nga Anfield jashtë garës për titull.
“ Kjo është përgjegjësia ime, ta rris besimin,” theksoi Benitez.
“ Për ta bërë këtë unë duhet të jem më pozitiv, është mënyra e vetme. Mesazhi është shumë i çartë, ne kemi cilësi në skuadrën tonë dhe duhet ta tregojmë atë.”
“ Ne mund të fitojmë shumë ndeshje me rallë, ne e kemi bërë këtë me lojtarët e njëjtë. Ky është mendimi pozitiv që duhet ta mbajmë.”
Ish Bossi i Valencias më tej shtoi se paraqitjet e zeza të skuadrës së tij ishin si pasojë e lëndimeve të Torred dhe Gerrard.
“ Ata janë përfshirë në skuadrën e vitit nga FIFA, kjo tregon se sa të mirë janë ata dhe se çfarë mund të prodhojnë. Por kur ata nuk janë të pregaditur fizikisht, ata nuk mund të paraqiten në këto nivele.” Përfundoi Benitez.