13 dhjetor 2009

Benitez dëshiron të ecë hapave të Arsenalit

Në prag të takimit të sotëm në Anfield, menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se ai synon të përsërisë suksesin e Arsenalit sa i takon krijimit të lojtarëve të rinj.
“Të nxjerrim lojtarë tanë është një gjë të cilën mund ta bëjmë për të kursyer ca para dhe për të kthyer pasionin. Synimi ynë është të bëjmë diçka të ngjashme me atë që ka bërë Arsenali”, ka thënë Benitez.
“Akademia jonë është e klasit më të lartë tash dhe mund të jetë edhe më e mirë, por lojtarët e rinj nuk janë më ndryshe në jetë: sa më shumë para që investoni, më shumë kualitet do të prodhoni”.
“Arsenali ka harxhuar shumë para në lojtarët e rinj, duke u siguruar që kualitet të jetë aty në radhë të parë dhe kjo është një avantazh i madh”, ka shtuar spanjolli.