12 dhjetor 2009

Benitez : Borxhet na shkatëruan ekipin

Bossi i Liverpoolit Rafa Benitez ka pranuar se aspiratat për titull ishin shkatëruar pasi që ekzistonte presion administrative mbi të për zvogëlimin e borxheve.
Ditë më parë, ish menaxheri i Reds Graham Souness deklaroi se frikësohet se Liverpooli do të pësojë një shkrirje ashtu si Leeds United, por, Benitez, për herë të parë në këtë vit, deklaron problemet financiare si fajtor për mos sukses.
“ Nuk e shoh Liverpoolin në rrugën e njëjtë si Leeds.”
“ Njëri prej prioriteteve të klubit ishte ulja e borxheve, dhe kur të rregullohet ky problem mendoj se suksesi nuk do të mungoj. Ne kemi bërë punë të mirë sivjet në uljen e borxheve.”
“ Ishte njëra prej krizave më të mëdha që duhej të menaxhonim. Përkrah me futbollin ne është dashur të luftonim me këtë krizë.”
“ Kur e nënshkrova kontratën pesëvjeçare në Mars, e kam ditur se duhet të punojmë së bashku për të mirën e klubit.”
“ Shpeshherë mund ta bëni këtë dhe të performoni në fushë dhe duhet të pritni pak. Shpeshherë ju duhet të mendoni për fytyrën dhe të ardhmen e klubit, dhe kjo do të thotë se duhet të bëni më të mirën në të dyja aspektet.”
Liverpooli pret Arsenalin të dielën në Anfield në atë që quhet ndeshja e fitores së patjetërsueshme.