09 dhjetor 2009

Benitez: Aquilani do të jetë startues

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka konfirmuar se Alberto Aquilani do të jetë fillestar në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve kundër Fiorentinas.
Benitez mund të pushojë disa lojtarë si Jose Reina, Dirk Kuyt dhe Yossi Benayoun, por ka premtuar se Aquilani do të jetë fillestar.
“Disa lojtarë do të kenë rastin të lënë mbresa, si Aquilani, i cili do ta fillojë ndeshjen. Mund të ketë edhe të tjerë të cilët nuk kanë luajtur ende në ekipin e parë. Alberto kupton. Kur një lojtarë ka qenë aq shumë jashtë fushe, duhet të ndërtosh formën fizike”,
“Kjo ndeshje do të jetë e mirë për të dhe për ekipin. Ne mund të luajmë pa presion, të luajmë mirë dhe të shënojmë gola”, ka thënë Benitez.